Hidromorava: Njoftim me rëndësi
NJOFTIM ME RËNDËSI
Zona: Të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë nga FPU Letnicë – Viti
MOS E PËRDORNI UJIN E UJËSJELLËSIT PËR PIJE – VETËM PËR NEVOJA SANITARE
Data: 01 korrik 2026
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se, për shkak të reshjeve të fundit dhe pamundësisë teknike për trajtimin e ujit në FPU Letnicë sipas standardeve të kërkuara, uji nga rrjeti i ujësjellësit nuk duhet të përdoret për pije deri në njoftimin e radhës.
Uji mund të përdoret vetëm për nevoja sanitare.
Ekipet laboratorike janë duke kryer analiza kimiko-fizike të vazhdueshme. Sapo rezultatet të konfirmojnë se cilësia e ujit është brenda normave të lejuara për konsum, do t’ju njoftojmë menjëherë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan
044 983 087
