Hidromorava: Njoftim me rëndësi
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan – Njoftim me rëndësi
Ndërprerje e furnizimit me ujë nga PFU Përlepnicë
Data: 31 gusht 2025
Arsyeja: Defekt në gypin kryesor Ø400
Ju njoftojmë se për shkak të një defekti në gypin kryesor Ø400, është ndërprerë furnizimi me ujë nga PFU Përlepnicë.
Ekipet tona teknike kanë dalë menjëherë në terren për të identifikuar dhe sanuar problemin. Për shkak të natyrës së defektit, sanimi nuk mund të përfundojë gjatë mbrëmjes së sotme. Do t’ju mbajmë të informuar rregullisht lidhur me ecurinë e punimeve.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
Për çdo informatë shtesë, mund të na kontaktoni në:
Pa pagesë: 0800 61 000
Kujdestaria: 044 719 813
