DYLON

Hidromorava: Ndaloni keqpërdorimin e ujit të pijshëm

Hidromorava: Ndaloni keqpërdorimin e ujit të pijshëm
Avatar photo Redaksia

Hidromorava: Ndaloni keqpërdorimin e ujit të pijshëm

Të nderuar qytetarë,

EkoHigjiena

Gjatë inspektimeve të fundit në zonën tonë të shërbimit, ekipet e KRU Hidromorava kanë evidentuar raste të keqpërdorimit të ujit të pijshëm, si larja e rrugëve, automjeteve, ujitja e kopshteve dhe përdorime të tjera të paautorizuara, në një periudhë kur kërkesa për ujë është jashtëzakonisht e lartë.

Ju rikujtojmë se çdo përdorim i ujit të pijshëm jashtë nevojave themelore të konsumit njerëzor, si dhe çdo lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit, përbën shkelje të rregulloreve në fuqi dhe cenon furnizimin e rregullt me ujë për të gjithë qytetarët.

KRU Hidromorava do të intensifikojë kontrollet në terren, ndërsa ndaj çdo keqpërdoruesi do të ndërmerren masa të rrepta, përfshirë edhe shkyçjen e menjëhershme nga rrjeti pa paralajmërim.

Ju rikujtojmë se Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), më 01.06.2026, ka nxjerrë Vendimin për ndërmarrjen e masave të përkohshme për ndalimin e keqpërdorimit të ujit të pijshëm gjatë sezonit veror, me të cilin ndalohet përdorimi i ujit të pijshëm nga sistemi publik i furnizimit për:

• Larjen e rrugëve, trotuareve dhe sipërfaqeve të tjera publike ose private;

• Larjen e automjeteve;

• Ujitjen e kopshteve, livadheve dhe tokave bujqësore;

• Mbushjen e pishinave;

• Çdo përdorim tjetër që nuk lidhet me nevojat themelore të konsumit njerëzor.

Ruajeni ujin – është përgjegjësi e secilit prej nesh. Duke kursyer ujin sot, sigurojmë furnizim të qëndrueshëm për të gjithë nesër.

KRU Hidromorava – Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.