Hidromorava me sqarim rreth furnizimit me ujë në lagjën “Arbëria”

Hidromorava me sqarim rreth furnizimit me ujë në lagjën “Arbëria”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘’Hidromorava” SH.A- Gjilan, ndjen obligim që të sqarohet para opinionit publik,rreth publikimit në rrjete sociale të cilët disa portale kanë cekur që “Penda e Përlepnicës është plot, por “Arbëria” ende nuk ka furnizim të rregullt me ujë.”

KRU ”Hidromorava” SH.A- Gjilan, ju njofton që në lagjen “Arbëria” ka furnizim të rregullt me ujë, përpos një pjesë në lagjen “Vishnjet”, në këtë pjesë kemi reduktime të furnizimit me ujë, pasiqë prej datës 14.05.2021 menaxhmeti ka marrë vendim që të ketë reduktim në furnizim të ujit.

Duke e pasur parasysh gjendjen të cilën kemi kaluar nga thatësia, jemi të obliguar që ti zbatojmë këto vendime për ta ruajtur sa më shumë ujin.

Furnizimi me ujë në lagjen “Vishnjet” është në tre(3) ditë të javës: të hënën, të mërkuren dhe të premtën, nga ora 09:00 deri në ora 15:00 qytetarët e kësaj pjese kanë mundësi të furnizohen me ujë.

Përndryshe në lagjën “Arbëria”, furnizimi me ujë është I rregullt, eventualisht në qoftëse ka ndonjë defekt në stacionet e pompimit apo dëmtimit të ndonjë̈ gypi transportues.

KOMENTE