DYLON

Hidromorava: Konkurs Publik – Për pozitën Drejtor Teknik

Hidromorava: Konkurs Publik – Për pozitën Drejtor Teknik
Avatar photo Redaksia

Konkurs Publik – Për pozitën Drejtor Teknik.

Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:

EkoHigjiena
K O N K U R S   P U B L I K

                 Për plotësimin e vendit të lirë të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan, për pozitën:

Drejtor Teknik.

– Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Hidromorava” – Sh.A.

 Numri i kryesve: 1 (një).

– Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.

– Titulli i mbikëqyrësit: Kryeshefi Ekzekutiv.

– Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 3 (tre) muaj).

– Paga bazë: 1152.00€ (bruto)

  1. Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta

II.I. Kushtet e përgjithshme:

– Përgatitja profesionale/shkollore: Diplomë universitare – fakulteti i inxhinierisë ndërtimore – drejtimi hidroteknikë.

– Përvoja e punës: 5 vite punë profesionale, me së paku tri /3/ vite përvojë pune në menaxhim në fushën përkatëse.

II.II. Kushtet e veçanta:

  • Njohja e fushës së veprimtarisë hidroteknike;
  • Të ketë integritet të lartë moral dhe profesional;
  • Të ketë aftësi të dëshmuara në menaxhim;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Të mos jetë nën hetime apo të ketë qenë i dënuar për ndonjë vepër penale;
  • Të jetë i aftë për punë me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Njohja e programeve aplikative WaterCad, GIS, AutoCad, SewerCad;
  • Të sigurojë komunikim dhe bashkëpunim të mirë me palët e interesit gjatë zbatimit të projekteve infrastrukturore;
https://kru-hidromorava.com/konkurs-publik-per-poziten-drejtor-teknik/
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.