DYLON

Hidromorava: Keqpërdorimi i ujit nuk do të lejohet

Hidromorava: Keqpërdorimi i ujit nuk do të lejohet
Avatar photo Redaksia

Keqpërdorimi i ujit nuk do të lejohet

Të nderuar konsumatorë,

EkoHigjiena

Për shkak të rritjes së temperaturave dhe shtimit të kërkesës për ujë të pijes, lagjja Porodin është përballur me mungesë të presionit në rrjetin e ujësjellësit.

Falë angazhimit të vazhdueshëm të ekipeve të Kompanisë, kemi arritur të stabilizojmë furnizimin me ujë edhe në këtë lagje, si dhe në zona të tjera që kanë pasur vështirësi në furnizim.

Megjithatë, ekipet tona të kontrollit po identifikojnë raste të keqpërdorimit dhe vjedhjes së ujit në lagjen Porodin dhe në zona të tjera. Veprime të tilla dëmtojnë rrjetin e furnizimit dhe cenojnë të drejtën elementare të qytetarëve për qasje të rregullt në ujë të pijes.

Ju njoftojmë se çdo rast i keqpërdorimit apo vjedhjes së ujit nuk do të tolerohet. Ndaj të gjithë shkelësve do të merren masat e parapara me ligj, përfshirë paraqitjen e kallëzimeve penale pranë organeve kompetente.

Ftojmë të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me Kompaninë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të keqpërdorimit të ujit, në mënyrë që të sigurojmë furnizim të drejtë dhe të pandërprerë për të gjithë konsumatorët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.