DYLON

Hidromorava ka një njoftim për konsumatorët e rrugës “Mulla Idrizi”

Hidromorava ka një njoftim për konsumatorët e rrugës “Mulla Idrizi”
Avatar photo Redaksia

Hidromorava, Gjilan

NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË FURNIZIMIT ME UJË PËR KONSUMATORËT E RRUGËS “MULLA IDRIZI” TË KOMUNËS SË GJILANIT!

EkoHigjiena

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se në rrugën “Mulla Idrizi” është identifikuar një defekt në sistemin tonë të furnizimit me ujë.

Andaj, për këtë arsye jemi të detyruar që ta ndërpresim furnizimin me ujë deri në momentin kur ekipet tona teknike të sanojnë defektin.

Ekipet tona teknike janë në vendin e ngjarjes, duke punuar me përkushtim për të zbuluar dhe korrigjuar problemin sa më shpejt të jetë e mundur.

Ne e kuptojmë që furnizimi i ujit të pijshëm është një nevojë e domosdoshme për jetën e përditshme, dhe për këtë arsye, jemi të vendosur që ta korrigjojmë defektin sa më pare dhe ta rikthejmë furnizimin me ujë të pijshëm në mënyrë të rregullt.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj gjatë kësaj periudhe të padëshirueshme edhe për ne.

Për çdo informacion shtesë , ju lutem kontaktoni linjën tonë të kujdesit ndaj konsumatorëve:

Kujdestaria: 044719813