DYLON

“Hidromorava”, e përkushtuar të ofrojë shërbime cilësore për të gjithë konsumatorët e saj

“Hidromorava”, e përkushtuar të ofrojë shërbime cilësore për të gjithë konsumatorët e saj
Avatar photo Redaksia

Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. mbajti Mbledhjen e dhjetë (X) të rregullt për vitin 2025, ku u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me performancën e Kompanisë dhe cilësinë e shërbimeve për konsumatorët.

Pas shqyrtimit, Bordi miratoi:

EkoHigjiena

Raportin e punës për muajin shtator 2025;

Planin e Biznesit për periudhën 2026–2028, me mundësi rishikimi deri më 31.12.2025.

Në këtë mbledhje u bë edhe emërimi i Albion Ramadani në pozitën e Zyrtarit të Lartë Financiar dhe të Thesarit, në bazë të rezultateve të Konkursit Publik nr. 894.

Gjatë diskutimeve u theksua se sfida aktuale e kalimit në tregun e lirë të energjisë elektrike ka ndikuar në rritjen e kostove operative, ndaj Kompania po ndërmerr analiza dhe masa konkrete për të optimizuar konsumin dhe për të ruajtur stabilitetin financiar.

Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh periudhat e gjata pa reshje, KRU “Hidromorava” po e ndjek me kujdes situatën klimatike dhe shpreson për përmirësim të kushteve atmosferike, në mënyrë që të sigurohet furnizim i qëndrueshëm dhe pa ndërprerje me ujë për të gjithë konsumatorët gjatë muajve në vijim.

Ndërkohë, po vazhdojnë aksionet për reduktimin e ujit të pa faturuar, parandalimin e keqpërdorimeve dhe ndërprerjen e lidhjeve ilegale, masa që ndihmojnë në rritjen e efikasitetit dhe performancës së përgjithshme të Kompanisë.

KRU “Hidromorava” mbetet e përkushtuar të ofrojë shërbime cilësore, stabile dhe të qëndrueshme për të gjithë konsumatorët e saj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.