DYLON

Hidromorava bënë thirrje për pagesat e faturave të shërbimeve të ujësjellësit

Hidromorava bënë thirrje për pagesat e faturave të shërbimeve të ujësjellësit
Avatar photo Redaksia

“Njoftojmë konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara se është duke vazhduar shkyçja nga rrjeti i ujësjellësit dhe procedura përmbarimore. Ftojmë të gjithë konsumatorët të kryejnë pagesat sa më parë”, thuhet në njoftimin e Hidromoravës.

Sipas kësaj Kompanie, për ata që nuk kanë mundësi të shlyejnë borxhin plotësisht, ofrojnë riprogramim me këste mujore, andaj konsumatorët mund të paraqiten në zyrat e Hidromoravës për marrëveshje.

EkoHigjiena

“Konsumatorët që:bëjnë pagesën e plotë, ose nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim, do të largohen nga lista për shkyçje dhe procedura përmbarimore”, thuhet tutje në njoftimin e KRU “Hidromroava”.

Përndryshe, pagesat mund të kryeni në: Arkat e Kompanisë, Posta e Kosovës ( ora 08:00 – 20:00), Institucione Mikrofinanciare.

“Pagesa e rregullt e ujit ndihmon drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve tona”, thuhet në fund të njoftimit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.