DYLON

HIdromorava: Apel për pagesë të faturave të ujit

HIdromorava: Apel për pagesë të faturave të ujit
Avatar photo Redaksia

KRU “HIDROMORAVA” SH.A. GJILAN

APEL PËR PAGESË TË FATURAVE TË UJIT

Gjilan, 02 korrik – KRU “Hidromorava” falënderon të gjithë konsumatorët që janë të rregullt në pagesat e faturave të shërbimeve të ujit dhe kanalizimit, mirëpo kohëve të fundit është rritur numri i konsumatorëve të cilët nuk po i shlyejnë detyrimet ndaj kompanisë për shërbimet e ofruara. Mospagesa e detyrimeve rrezikon operimin e kompanisë, duke patur parasysh obligimet që ka kompania ndaj operatorëve të tjerë, punëtorëve dhe shpenzimet e mëdha operative në trajtimin dhe distribuimin e ujit, atëherë vetëm pagesat e juaja na mundësojnë furnizim të rregullt me ujë.

KRU “Hidromorava” e shtyrë nga borxhet e mëdha të akumuluara nga mospagesa e faturave për shërbime të ujit është e detyruar të marrë masa ligjore të bazuara në legjislacionin në fuqi dhe lëndët e konsumatorëve borxhli do të procedohen te përmbaruesi privat për procedurë përmbarimore dhe padi në gjykatë.

EkoHigjiena

KRU “Hidromorava” njofton të gjithë konsumatorët e saj që kanë përfituar nga Ligji Nr. 05/L-043 për Faljen e Borxheve që nuk iu kanë përmbajtur marrëveshjes, borxhi i tyre do të rikthehet mbrapa sipas Nenit 10 të Udhëzimit Administrativ Nr.04/2015 .

Për çdo vërejtje me shkrim dhe shkyqje nga rrjeti i ujësjellësit kompania do të ju ngarkojë me kosto shtesë: vërejtja 3.24 €, shkyqja dhe rikyqja nga 20.00 € dhe shpenzimet e përmbarimit 18% e vlerës së borxhit të akumuluar.

Prandaj, ju ftojmë që të lajmëroheni në kompani për pagesat e faturave të ujit, ku kompania do të ju ofrojë lehtësira dhe me mundësi programimin e borxhit me këste në të kundërtën do të pasojnë procedurat e cekura më lartë.

Ju lutemi kurseni ujin dhe paguani faturat!
Vetëm së bashku mund të ngrisim nivelin e kualitetit dhe shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni
Mob:044983071, Tel:0280326980,
Kujdestaria inaktive :044719813.
www.kru-hidromorava.com
[email protected]
Ju faleminderit!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.