Hidromorava: APEL PËR KURSIMIN E UJIT

Hidromorava: APEL PËR KURSIMIN E UJIT

KRU “Hidromorava” Sh.A.,  Gjilan

31.08.2019

Kryeshefi Ekzekutiv
Muhamed Suliqi

APEL PËR KURSIMIN E UJIT

Të nderuar konsumatorë!

KRU “Hidromorava” SH.A. Gjilan apelon të gjithë konsumatorët që të kursejnë ujin. Temperaturat e larta që janë duke mbretëruar dhe mungesa e reshjeve atmosferike në tre muajt e fundit e ka përkeqësuar gjendjen në burimet e ujit si: Liqeni akumules në Përlepnicë, Guri i Hoxhës dhe Baja nga të cilat burime furnizohet mbi 60% e qytetit të Gjilanit ku jemi detyruar të punojmë me reduktime, ndërsa FPU Velekincë punon me kapacitet të plotë në 24 orë prej nga furnizohet 30% e qytetit.

Duke shfrytëzuar rastin të ju falenderojmë për mirëkuptimin që keni treguar ju konsumatorë të nderuar gjatë këtyre muajve të krizës së ujit, ju apelojmë që të kurseni ujin në maksimum dhe të respektohet Urdhëresa e lëshuar nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit nr 02/235 të dt 03.04.2019 për Kufizimin e Shfrytëzimit të Ujit të Pijshëm dhe vendimi i datës 14 qershor për shpalljen e gjendjes emergjente, me anë të cilave ndalohet keqpërdorimi i ujit të pijes për aktivetete si; Ujitja e kopshteve, larja e trotuareve, larja e automjeteve si dhe çdo formë tjetër e keqpërdorimit.

Nëse hasni në rrjedhje të ujit, ju lutem kontaktoni ekipet tona kujdestare në mënyrë që t’i evitojmë ato, po ashtu nëse hasni në keqpërdorues të ujit njoftoni ekipet tona të inspektimin të cilat së bashku me inspektorët komunal dhe Policinë e Kosovës janë në inspektim gjatë 24 orëve.

Kompania është duke i zbatuar planet e reduktimeve ashtu që të bëjë furnizimin me ujë të konsumatorëve në mënyrë proporcionale dhe të barabartë.

Të gjithë konsumatorët që kanë nevojë për furnizim me autocistern mund të drejtohen pranë Zyrës për Konsumatorë në administratën qendrore ose përmes numrave tanë të telefonit. Për shkakë të sigurisë ujin e autocisternave mos e përdorni për pije por vetëm për sanitari.

Në fund KRU “Hidromorava” Sh.A ju falenderon edhe njëherë për mirëkuptim !

Me respekt,
Muhamed Suliqi [email protected]
Kryeshef Ekzekutiv Tel:0280326980
KRU “Hidromorava” Sh.A. Mob:044983071
Gjilan Kujdestaria: 044719813

KOMENTE