DYLON

Hidromorava: Apel me rëndësi për konsumatorët në Gjilan, Kamenicë dhe Viti

Hidromorava: Apel me rëndësi për konsumatorët në Gjilan, Kamenicë dhe Viti
Avatar photo Redaksia

? APEL ME RËNDËSI PËR KONSUMATORËT NË: GJILAN, KAMENICË DHE VITI

? KURSENI DHE MOS E KEQPËRDORNI UJIN!

EkoHigjiena

? Gjilan, 16 qershor 2025 – Aktualisht, niveli i rezervave të ujit është stabil. Megjithatë, me hyrjen në sezonin e verës dhe rritjen e temperaturave, është shtuar ndjeshëm kërkesa për ujë.

? Fatkeqësisht, shumë qytetarë po e keqpërdorin ujin e pijshëm në mënyrë të paligjshme, kryesisht për ujitje, duke ndikuar negativisht në furnizimin e rregullt me ujë dhe duke privuar të tjerët nga e drejta për qasje në ujë të pastër. Kjo situatë gjithashtu e vështirëson operimin e Kompanisë.

? Kompania ka intensifikuar inspektimet në terren dhe çdo konsumator që haset në shkelje, do të përballet me masa ligjore, përfshirë ndërprerjen e shërbimeve dhe procedim gjyqësor për vepër penale.

? APEL TEK QYTETARËT
Ju lusim për kursim dhe kujdes maksimal në përdorimin e ujit! Mos e shfrytëzoni për:
? Larjen e automjeteve
? Ujitjen e kopshteve dhe pastrimin e trotuareve
? Lënien e rubinetëve hapur pa nevojë
?️ Punë ndërtimore, veçanërisht në banesat kolektive që janë në ndërtim
? Rrjedhjet – raportoni menjëherë në Kompani
❌ Si dhe çdo formë tjetër të keqpërdorimit të ujit.

? UJË PËR TË GJITHË – PËRGJEGJËSI PËR ÇDO NJËRIN!