DYLON

Hidromorava: Apel me rëndësi për konsumatorët në Gjilan, Kamenicë dhe Viti

Hidromorava: Apel me rëndësi për konsumatorët në Gjilan, Kamenicë dhe Viti
Avatar photo Redaksia

? APEL ME RËNDËSI PËR KONSUMATORËT NË:

GJILAN, KAMENICË DHE VITI

EkoHigjiena

? KURSENI DHE MOS E KEQPËRDORNI UJIN!

? Gjilan, 26 qershor 2025 – Aktualisht, niveli i rezervave të ujit është stabil. Megjithatë, me hyrjen në sezonin e verës dhe rritjen e temperaturave, është shtuar ndjeshëm kërkesa për ujë.

? Fatkeqësisht, shumë qytetarë po e keqpërdorin ujin e pijshëm në mënyrë të paligjshme, kryesisht për ujitje, duke ndikuar negativisht në furnizimin e rregullt me ujë dhe duke privuar të tjerët nga e drejta për qasje në ujë të pastër. Kjo situatë gjithashtu e vështirëson operimin e Kompanisë.

? Kompania ka intensifikuar inspektimet në terren dhe çdo konsumator që haset në shkelje, do të përballet me masa ligjore, përfshirë ndërprerjen e shërbimeve dhe procedim gjyqësor për vepër penale.

? APEL TEK QYTETARËT

Ju lusim për kursim dhe kujdes maksimal në përdorimin e ujit! Mos e shfrytëzoni për:

? Larjen e automjeteve

? Ujitjen e kopshteve dhe pastrimin e trotuareve

? Lënien e rubinetëve hapur pa nevojë

?️ Punë ndërtimore, veçanërisht në banesat kolektive që janë në ndërtim

? Rrjedhjet – raportoni menjëherë në Kompani

❌ Si dhe çdo formë tjetër të keqpërdorimit të ujit.

? UJË PËR TË GJITHË – PËRGJEGJËSI PËR ÇDO NJËRIN!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.