DYLON

Hidromorava: Aktivitete të ndryshme për të shënuar Ditën Botërore të ujit

Hidromorava: Aktivitete të ndryshme për të shënuar Ditën Botërore të ujit
Avatar photo Redaksia

Dita Botërore e Ujit 2026 – KRU Hidromorava Sh.A

Më 23.03.2026, KRU Hidromorava Sh.A. shënoi Ditën Botërore të Ujit . Që nga viti 1993, kjo ditë ndërkombëtare thekson rëndësinë e ujit dhe menaxhimin e tij.

EkoHigjiena

Tema për këtë vit është “Gjinia dhe Uji” – duke nxjerrë në pah rolin e grave si shkencëtare, inxhiniere dhe udhëheqëse në sektorin e ujit, dhe jo vetëm si përdoruese të ujit në amvisëri.

Për këtë rast, organizuam:

Shpërndarja e fletushkave edukative në bashkëpunim me nxënësit e gjimnazit

Vizita e nxënëseve të gjimnazit që duan të ndjekin profesione si hidroingjinieri, biokimi, elektroingjinieri. Nxënësve u prezantuam rrugëtimet studimore dhe puna aktuale e stafit tonë

Tryeza diskutimi me stafin – përvojat e grave udhëheqëse, sfidat dhe strategjitë për menaxhimin e ujit

Në përfundim, u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe sensibilizimit të komunitetit për:

Kursimin e ujit

Procedurat e rregullta për lidhjen në rrjetin e ujësjellësit

Mbrojtjen e burimeve ujore dhe natyrës

KRU Hidromorava Sh.A. vazhdon të punojë për një të ardhme të qëndrueshme, ku uji është prioritet për të gjithë qytetarët.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.