DYLON

Hibiskusi i mirë për të mbajt nën kontroll tensionin

Avatar photo Redaksia

Konsumi i përditshëm i çajit nga hibiskusi mund t’u ndihmojë ta mbani nën kontroll tensionin e gjakut. Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim i realizuar kohë më parë, që ka përcjellë dhjetëra persona me tension të lartë të gjakut.

Personat janë ndarë në dy grupe, njëri që ka konsumuar barna për uljen e tensionit dhe grupi tjetër ka konsumuar rreth gjysmë litri çaj nga hibistkusi.

EkoHigjiena

Pas katër javës trajtimi të hipertensionit, është vërejtur se tensioni diastolik është ulur për dhjetë njësi te 79 për qind e personave që kanë konsumuar çaj ose lëng nga hibiskusi dhe 84 për qind të personave që kanë konsumuar barna.

Studiuesit thonë se çaji i hibiskusit nuk duhet ta zëvendësojë terapinë e mjekut, por ai mund të jetë një ndihmesë shtesë për të trajtuar hipertensionin e lehtë ose mesatar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.