DYLON

Hetuesit e IPK-së arrestuan një zyrtar policor

Hetuesit e IPK-së arrestuan një zyrtar policor
Avatar photo Redaksia

Disa ditë më parë hetuesit e Inspektorat Policor të Kosovës kanë pranuar një ankesë nga një qytetare nga Gjilani e cila pretendonte se një zyrtar policor (i cili ishte i fejuari i saj) ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, bazuar në veprimet hetimore paraprake të realizuara dhe nga dëshmitë e mbledhura nga hetuesit e IPK-së është siguruar një bazë e dyshimit të arsyeshëm se zyrtari policor i përfshirë si i dyshuar në këtë rast ka përdorur dhunë dhe kërcënime ndaj ankueses.

EkoHigjiena

Bazuar në këto rrethana, me dyshimin se zyrtari policor ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Në kuadër të veprimeve të natyrës administrative dhe në interes të hetimit, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij.

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente, thuhet në njoftimin e Divizionit për bashkëpunim dhe informim të Inspektoratit Policor i Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.