DYLON

Hetemi ishte profesionist, që si mjek u kujdes për shëndetin e popullatës edhe në kohët më të vështira

Hetemi ishte profesionist, që si mjek u kujdes për shëndetin e popullatës edhe në kohët më të vështira
Avatar photo Redaksia

Historiani Nazif Laçi: Hetemi ishte profesionist, që si mjek u kujdes për shëndetin e popullatës edhe në kohët më të vështira.

Historiani i njohur nga Vitia, Nazif Laçi, ka shprehur ngushëllime të sinqerta me rastin e ndarjes nga jeta të doktorit, Feti Hetemi, njofton PlusTV.

Laçi ka thënë se Vitia dhe shëndetësia kosovare ka humbur një mjek shembullor, që u kujdes për shendetin e popullatës duke i ofruar ndihmën mjekësore të sëmurëve edhe në kohët më të vështira kur vendi ishte nën okupim.

EkoHigjiena

“Fetihu është ndër mjekët e parë shqiptarë që e filloi punën në Shtëpinë e Shëndetit në Viti, kur i tërë stafi mjeksor dhe teknik ishte serbë dhe aty e kemi ballafaqimin me çetnikët serbë”, ka shkruar Laçi në rrjetin social në “Facebook”.

Laçi ka kujtuar se, gjatë kohës së viteve të 90-ta të shekullit XX dhe gjatë kohës së luftës 1998-1999 me okupatorin serb, dr. Fetihu u gjend me popullin dhe për popullin përherë.

“LAMTUMIRË DR. FETIH HETEMI !

Sot më 19 gusht 2020, mora lamin e hidhur për vdekjen e mjekut të njohur interenistin dhe nefrologu Dr. Feti Hetemin. Padyshim se Vitia dhe shendetësia kosovare ka humbur një mjek shembullor, i cili punoi me përkushtim të madh në mbrotjen e shendetit të popullatës në Moravë të Epërme. Dr. Fetihu do mbahet mend gjatë për profesionalizmin e tij dhe guximin me u ballalfaque me smundjet e ndryshme që paraqiteshin te pacientet. Dr. Fetihu është ndër mjekët e parë shqiptarë që e filloi punën në Shtëpinë e Shëndetit në Viti, kur i tërë stafi mjeksor dhe teknik ishte serbë dhe aty e kemi ballafaqimin me çetnikët serbë.

Gjatë kohës së viteve të 90-ta të shekullit XX dhe gjatë kohës së luftës 1998-1999 me okupatorin serb, dr. Fetihu u gjend me popull dhe për popullin ,duke afruar ndihmën e nevojshme të sëmurëve. Në fund familjarëve të Dr. Fetihut, klegëve dhe qytetarëve të Vitisë i shpprehi ngushllime më të sinqerta dhe zoti e past shperblye me parajs mjekun tontë dashur dr. Fetih Hetemin”, thuhet në letrën e tij, përcjellë PlusTV.

Feti Hetem
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.