/2L ONLINE/ – Publikimi i pergjimeve të aferës skandaloze “Pronto 2” nxori në sipërfaqe shumë të vërteta, për të cilat më parë flitej vetëm në mënyrë hipotetike. Pas bërjes publike të pergjimeve telefonike, folën ata që heshtën, ndërsa po heshtin ata që folën deri dje!
Thonë në disa raste, “heshtja është flroi”, e në të tjera “miratim i së keqës”.
Mirëpo heshtja e dy krerëve shtetëror, e presidentit Thaçi dhe kryeministrit Mustafa lidhur me pergjimet telefonike të “Pronto 2”, nuk u përket dy varianteve të sipërpërmendura. Heshtja e tyre është e llojit të veqant, është heshtje që flet më shumë se një mijë fjalë.
Heshtja e dy krerëve shtetëror, është heshtje e turpshme, e cila në vete ngërthen dy gjëra; frikën nga Gjykata Spesiale dhe servilitetin e skajshëm ndaj ndërkombëtarëve.
Bashkimi i Thaçit e Mustafës në koalicionin qeverisës, është bashkim i dy figuarve kontraverse politike, i dy nëntokave politike, është bashkim i dy klasave diametralisht të kundërta,…por që kanë edhe disa gjëra të përbashkëta si; korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi dhe kapja e shtetit,…të përbashkët e kanë edhe të kaluarën e tyre gjatë periudhës së luftës çlirimtare, në “vjeljen” e mërgimtarëve pëmes fondeve të 3 %-it dhe “Vendlindja Thërret”.
Ishin dhe janë dy grupacione politike, përveqse përfituan nga shpërdorimi i djersës së mërgimtarëve, u ngriten në majat e pushtetit duke bashkëpunuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin.
Ashtu si në luftë, edhe në paqe u bënë milionerë në kurriz të popullit të tyre
Përderisa heshtja e presidentit Thaçi, është e lidhur me pazarin politik për Kosovën me ndërkombëtarët në dëmë të bashkëpartiakëve dhe ish bashkëluftëtarëve, për të shpëtuar “lëkurën” nga Gjykata Speciale,…kryeministri Mustafa hesht nga frika e keqpërdorimit të fondit të 3 % dhe bërjes publike të aferave korruptive dhe nepotizmit partiak dhe familjar.
Kryeministri i vendit, edhe para lidhjes së kurorës qeverisëse me rivalin partiak, i kishte punësuar njerëzit e vet nëpër Borde dhe Agjensione përmes SHIK-ut dhe nëntokës politike të PDK-së.
Ndërsa pas lidhjes së kurorës qeverisëvse në mënyrën më të turpshme, me aktin e tradhëtisë ndaj bllokut paszgjedhor V-LAN dhe elektoratit të LDK-së në veqanti, Isa Mustafa fillon invazionin e gjërë të punësimit të njerëzve të vet, militantëve partiak dhe argatëve të 3 % -it nga Diaspora,…duke i shpërblyer kështu me punësimin e familjarëve të tyre, anipse argatët e tij dhe vet ai, përveq shfrytëzimit të djersës së mërgimtarëve, asnjëri nga ta nuk e ka derdhur asnjë cent në fondin e 3 %-it.
Specifikë e argatëve të Isa Mustafës në Diasporë është fakti, se para lidhjes së kurorës qeverisëse me PDK-në e Thaçit “hajshi çelik” me dhemb nën slloganin mashtrues; “kurr koalicion me PDK-në”, duke sharë e fyer strukturat e PDK-së, e në veqanti ish liderin e saj Hashim Thaçi.
Menjëherë pas rehatimit të djemëve të tyre nëpër institucione shtetërore dhe qeveri nga ana e Mustafës me ndihmën e strukturave të SHIK-ut famëkeq dhe grupit mafioz “Pronto”, i ndryshuan fjalët, i harruan të gjitha premtimet, filluan së ngrënuri “qershiat e lagura”, duke i thurur edhe himne koaliconit qeverisës PDK-LDK.
Tani Isa Mustafa me sejmenët (argatët) e tij heshtin, nuk e flasin më asnjë fjalë të vetme për të bëmat e SHIK-ut, ndërsa gjithë ata që ngrisin zërin kundër kësaj qeversje të keqe, i luftojnë në mënyra të ndryshme përmes medotave komuniste, duke i etiketuar si “përçarës politik dhe armiq të brendshem partiak e deri në armiq të kombit shqiptar”!
Mjerimi i presidentit Thaçi
Heshtja ndaj pergjimeve të grupit “Pronto” dhe thirrja publike e presidentit Hashim Thaçi drejtuar qytetarëve të vendit, për mbështetjen ndaj “detyrimeve” që ka pranuar nga bashkësia ndërkombëtare për Asociacionin e komunave serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, si kushtëzime fillestare për liberalizimin e vizave, formimin e FAK-ut dhe proceset tjera integruese,…e vërtetonë katërçipërisht vasalitetin dhe mjerimin e presidentit të shtetit, të dorëzuar para presionit ndërkombëtar dhe kapitullimin para invazionit politik të fqinjëve tanë.
Fjalimi i Hashim Thaçit dhe përuljet e fundit para varrezave serbe në Grackë dhe Gorazhdec, në memorialin e të cilave, në gjuhën serbe shkruan; “Žertve shiptarskog terrora” (Viktimat e terrorit shqiptar), me ç’rast i bën përgjegjës shqiptarët për dyja rastet e pandriçuara akoma.
Me këto veprime të papërgjegjshme dhe qyqare Hashim Thaçi për më tepër i gjason një presidenti të zënë rob nën prangat e korrupsionit dhe shantazhit politik se sa një presidenti të shtetit më etnik dhe sovran (mbi 92% të popullatës shqiptare) në Ballkan.
Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ditën kur duhet të votoni për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, duhet ta dini që jeni para një përgjegjësie historike, andaj ju të zgjedhurit e popullit me mosratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, përveqse e mbroni shtetin nga tkurrja territoriale, i çlironi presidentin dhe kryeministrin nga pengmbajtja ndërkombëtare,…për t’i hapur kështu rrugë sistemit të drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare që të mirret me fatin e tyre, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të vazhduar me grupin mafioz “Pronto” dhe nëntokat tjera politike dhe parapolitike në Kosovë. /2L ONLINE/