Në Ditën Botërore të Rinisë, liderët shtetëror nuk patën asnjë mesazh apo iniciativë për mbështetjen e rinisë!
Shkruan: Genc Mustafa
Prandaj, të dashur dhe shumë te çmuar rini, në zgjedhjet që po vijnë kujdes se kënd po e votoni dhe mos u mashtroni nga parullat “rinia është e ardhmja”. Se sa na vlerësojnë e pamë sot, se si na kanë trajtuar jemi duke e përjetuar çdo ditë shpërfilljen e tyre. Koha është për revoltë demokratike në kutit e votimit ndaj zaptuesve të së ardhmes tonë.
Nga Kryetari i shtetit, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe gjithë akterët tjerë, sot u vazhdua pa u qarë koka për hallet tona. Për rini ka shumë për t’u bërë: Kodi buxhetor, Ligji për Rini, Ligji për Vullnetarizëm, Riorganizimi i KQVR/KVRL, plotësim ndryshimet për Qendrat Rinore, MKRS të ndihmojë komunat nëpërmjet fondit të saj për OJQ-të, e të tjera.
Prandaj heshtja e tyre flet se si do të na trajtojnë tutje, duke na mbajtur të heshtur dhe duke na pamundësuar zhvillimin e ideve kreative, fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve e shumë aspekte tjera.
Ndëshkojeni heshtjen e tyre!