DYLON

Heroina që e plotësoi historinë shqiptare me bëmat e saja

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Historiani Izmi Zeka thotë se 12 tetori ishte ditë e veçantë për Gjilanin, Kosovën e gjithë shqiptarinë kudo. Një ditëlindje e veçantë për Hanumshahe Abdullahun, një heroinë që e plotësoi historinë shqiptare me bëmat e saja, i dha emrin, gëzimin, shpresën e lumturinë, e në fund dha gjithçka, dha jetën.

“A ka më shumë se sa jetë të bëhet bashkë me atdheun me lirinë për të tjerët. Prandaj s’ke çka shkruan as çka të thuash. Të gjitha janë pak. Hanumshahe Abdullahu – Nushi apo sinonimi i lirisë së Kosovës të ngjanë me baladat e kënduara për heronjtë nganjëherë të duket sikur mitet në mitologjinë greke thënë shkurt jeta për të pati kuptim vetëm me lirinë e Kosovës. E njoha mirë atëherë kur Kosova lëngonte nga plagët. Atëherë kur jeta ndahej në dysh apo bajlozët kur e donin jetën e saj të njomë. ‘Ska bajlozë që e ndal rrugën time thoshte”. Dhe se ndali. U shndërrua në flakadan në jetë e çka jo. 12 tetori i Hanumshahe Abdullahut rikthehet fuqishëm duke trokitur aty ku jeta dhe vdekja jetojnë bashkë, aty ku liria nuk paska pikë apo presje. Nushi Emblema e përpjekjeve dhe e shtetësisë së Kosovës. Ky është rrumbullakimi i saj”, ka thënë Zeka. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.