Prishtina ka triumfuar në derbin e javës së 11-të ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi kapiteni, Armend Thaqi.
Thaqi tha se ishin mobilizuar maksimalisht për këtë takim dhe ia mbyllën gjitha pikat e forta Dritës.
“Angazhimi qe e patëm gjithë lojtarët na u shpërblye në fund duke fituar ndeshjen. Meritë për golin ka e gjithë skuadra. Kjo fitore nga ngrit moralin edhe për takimet tjera. Kemi mbyllur të gjithë pikat e forta të Dritës. Jemi mobilizuar maksimalisht dhe në fund ia dolëm edhe ta fitonim ndeshjen”, u shpreh Thaqi.
Prishtina me këtë fitore është ngritur në pozitën e katërt në tabelë me 20 pikë.