DYLON

”Heroi i Pasluftës”, Murat Ramadani, feston 40-vjetorin në Shërbimin e Zjarrfikësve të Komunës së Gjilanit

”Heroi i Pasluftës”, Murat Ramadani, feston 40-vjetorin në Shërbimin e Zjarrfikësve të Komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Më 1 nëntor 2024, Murat Ramadani, një ndër figurat e përkushtuara të Komunës së Gjilanit, shënon 40 vjet shërbim të pandërprerë në Shërbimin e Zjarrfikësve.

Gjatë karrierës së tij, Ramadani ka qenë shembull i sakrificës dhe përkushtimit. Pas luftës, ai shërbeu fillimisht si udhëheqës i ndërrimit, pastaj si u.d. komandant, dhe sot vazhdon të japë kontributin e tij të jashtëzakonshëm si Zv. Komandant.

EkoHigjiena

Edhe 5 vite deri në pension, dhe Murati vazhdon e do të vazhdojë të shërbejë me të njëjtin përkushtim dhe përulësi si gjithmonë.

Ky përvjetor nderon jo vetëm një karrierë të palodhshme, por edhe një angazhim të pashoq ndaj sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Gjilanit.

“Faleminderit për secilin vit të shërbimit të sinqertë dhe përkushtimin ndaj komunitetit!”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.