DYLON

Heroi Agim Ramadani kujtohet nga bashkëshortja përmes një dedikimi për të, në 26-vjetorin e rënies

Heroi Agim Ramadani kujtohet nga bashkëshortja përmes një dedikimi për të, në 26-vjetorin e rënies
Avatar photo Redaksia

Në 26 vjetorin e rënies të Heroit të kombit, Agim Ramadani – Katana, bashkëshortja e tij, Shukrije Ramadani, e ka përkujtuar atë përmes vargjeve të dedikuara për të.

Agim Ramadani – Katana,, ishte ndër protagonistët kryesorë të Betejës së Koshares, njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, strategu që shkuli gurin e kufirit që ndante shqiptarët.

EkoHigjiena

Ja postimi i saj i plotë:

Gurëve e gurrave që nga ëndrrat i njihje u ngjite me dashuri! Në secilin lis nji ëndërr e vare, e shkurreve i fshehe kujtimet e buzëqeshjes që ta dridhnin zemrën!

Çdo mëngjes me copë dielli acarin shkrive e me hukamen e zemres mjegullnajën fshive nga ëndrrat që lindnin dritën!

Me sy puthe kreshtat e majave e me plumba lirinë pikturove në trupa ujqësh që coptonin veten mes presë së premtuar!

Duart më ngrinë bashkë me lulet e ruajtura për ty i miri im! Ti su ktheve shtigjeve ku të prisja, ike, fluturove në liri! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.