DYLON

Heras+ organizoi punëtori për stafin e UKZ-së për Menaxhimin e Projektit

Heras+ organizoi punëtori për stafin e UKZ-së për Menaxhimin e Projektit
Avatar photo Redaksia

Projekti Heras Plus mundësoi një punëtori dyditore për Menaxhimin e Ciklit të Projektit për Universitetin Publik “Kadri Zeka” .

Punëtoria u krijua së bashku nga ekipi HERAS Plus dhe menaxhmenti i UKZ-së, ku morën pjesë rreth 20 pjesëmarrës nga stafi akademik e administrativ.

EkoHigjiena

Programi kishte për qëllim të mbuloj të gjitha lëndët kryesore të përfshira në MCP, ndërsa metodat e zhvillimit ishin përmes prezantimeve, punës në grup dhe sesioneve të trajnimit.

Trajnimi është pjesë e mbështetjes që i jepet UKZ-së bazuar në fondin konkurrues për zhvillimin strategjik të universiteteve publike dhe është në përputhje me veprimet e përbashkëta të dakorduara në Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Projektit HERAS Plus dhe Universitetit.

Projekti HERAS kontribuon në sistemin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimeve Shkencore në Kosovë. Projekti ofron mbështetje në tri nivele: atë strategjik, të politikave universitare dhe të kërkimeve shkencore.

Në ditët e sotme të zhvillimit të hapësirës së Edukimit të Lartë, stafi i Universitetit ballafaqohet me menaxhimin e projekteve komplekse, me buxhete të kufizuara dhe resurse të pakta. Për t’ju shmangur përsëritjes së punëve, vonesave apo pengesave, aftësimi në shkrimin e projekteve ka nevojë për mjete të avancuara dhe teknika për t’ju përshtatur ndryshimeve të shpeshta në këtë hapësirë.

Temat që u trajtuan në këtë punëtori ishin: shpjegimi dhe përkufizimi i projektit, çfarë nënkupton cikli i menaxhimit të projektit, pesë fazat e veprimit të ciklit jetësor të menaxhimit të projektit, analiza e problemeve, analiza e objektivave, qasja e kornizës logjike (LFA), plotësimi i matricës së kornizës logjike etj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.