DYLON

Heqja e taksës rritë dukshëm qarkullimin drejt Kosovës

Avatar photo Redaksia

Heqja e taksës për policën e sigurimit për veturat e Luginës ka bërë që një numër i madh i qytetarëve  shqiptarë të kësaj ane këtë fundjavë ta kalojnë në Kosovë.

Pas afro dy viteve në pikën kufitare Dheu i Bardhë-Konçul janë kthyer kolonat me veturat e qytetarëve të Luginës.

EkoHigjiena

Kjo fundjavë ka regjistruar një fluks të madh të veturave, në mesin e të cilave kishte edhe prej atyre që për herë të parë, që nga vendosja e taksës, kalojnë kufirin me makinën e tyre.

“Jemi duke pritur në kolonë për të hyrë në Kosovë. Do të shkojmë në Gjilan për të vizituar të afërmit dhe për të blerë artikuj ushqimor në markete ” i tha Titullit, Nehat A. i cili me makinën e tij Golf 2, pas gati dy viteve, po shkelte sërish tokën kosovare.

Ndërsa, Sabedini nga komuna e Bujanocit tha se procedura për të kaluar kufirin është e njëjtë, vetëm se tash nuk ka paguar për policën e sigurimit, e cila është valide për dy javë.

Taksa për policë të sigurimit për veturat me targa të Luginës që kanë pronarë shqiptarët, është hequr që nga 21 tetori me vendimin e Qeverisë së Kosovës

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.