DYLON

Henrik Villadse nga Komesariati për pakica në Serbi takohet me Kamberin

Avatar photo Redaksia

Drejtori i Zyrës së Komesarit të lartë për pakica në Serbi, Henrik Villadse ka takuar gjatë ditës kryetarin e kmunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe u interesua për së afërmi për situatën në Bujanoc.

“Gjatë takimit të sotëm u informua për kërkesat legjitime të shqiptarëve, interesimin tonë për realizimin e planit 7 pikësh, funksionimin e paralelës së Fakultetit ekonomik në Bujanoc dhe tema tjera me rëndësi për komunën e Bujanocit”, ka shkruar Kamberi në profilin tij në facebook, transmeton Titulli.

EkoHigjiena

Ai është shprehur se bashkëpunimi në mes komunës së Bujanocit dhe Zyrës së Komesarit edhe në të ardhmen do të jetë i ngushtë.