/2L ONLINE/ – Hendbollistët e Dritës së Gjilanit në mënyrë triumfale vetëm pas një viti gara në Ligën e Parë të Hendbollit të Kosovës rikthehen në Superligë duke dëshmuar se ky klub me pak përkrahje si nga donatorët po ashtu edhe nga vet Komuna e Gjilanit mundë të arrijë suksese premtuese
Hendbollistët e Dritës nga 22 xhiro të zhvilluara arritën të shënojnë 10 fitore 1 humbje dhe një barazim çka i mjaftoi që drejtpërdrejt të rikthehet në Superligë ku bënte gara një vit më parë.
Padyshim njeriu i cili së pari shpëtoi shuarjen e këtij klubi dhe rikthimin vetëm pas një viti në Superligë apo më mirë të thuhet shpëtimtari i hendbollit të Gjilanit Luan Sllamniku me krenari tregon triumfin e titullit të kampionit, ” Së pari është dashur që në mënyrë individuale ti lus hendbollistët t’i vazhdojnë garat për një vit rresht këta hendbollist nuk kanë fituar as 50 cent gjithçka ka qenë vullnetare dhe për këtë jam shumë krenar, ne kemi mbrojtur ngjyrat e klubit dhe kemi ngritur në pidestal komunën tonë meritë të veçantë kanë të gjithë hendbollistët dhe në mënyrë publike i falënderojë për punën që kanë bërë”.
Në mesin e këtij klubi ka shumë të rinj dhe talent të mëdhenj por duhet përkrahur më së shumti në mënyrë financiare,
” Superliga ka dallim shumë të madh me ligën e Parë të Hendbollit përpos konkurrencës duhen edhe mjete financiare bëjë apel si tek Komuna e Gjilanit po ashtu edhe tek donatorët që të na ndihmojnë në të kundërtën është në pikëpyetje se a mund t’i fillojmë garat në stinorin 2015-2016 “, bënë të ditur Sllamniku.
Njëri ndër hendbollistët më përvojë i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm është edhe gardiani i portës së Dritës 30 vjeçari Liridon Musliu i cili me mbrojtjet e tij bravuroze dëshmoi se është një portier shumë cilësor, “Ka qenë një edicion shumë i vështir por mobilizimi në klub ka dhënë frytet e veta për këtë jam shumë krenar dhe i falënderoj bashkëlojtarët e mi të cilët me punë vullnetare ia arritëm qëllimin që e kishim pas para fillimit të garave në Ligën e Parë’, tregon Musliu, për të shtuar se këtë titulll ia dedikojnë kryetarit, donatorit dhe shpëtimtarit të klubit Luan Sllamniku i cili nuk kurseu asgjë për të mirën e klubit i cili në mënyrë profesionale arriti ta mobilizon klubin dhe të rikthehemi aty ku edhe e meritojmë Superligën”.
Baticat dhe Zbaticat të cilën po e përcjellin këtë klub tani e një kohë të gjatë vetëm sa po e zbehin hendbollin Gjilanas i cili për një kohë të gjatë e kishte vendin në pidestalin më të lartë në hendbollin Kosovar edhe më gjerë. Është mirë për hir të henbollistëve dhe rinisë së Gjilanit që Komuna gjithmonë t’i dal në ndihmë këtij klubi, se fundi i fundit ky klub i mbron ngjyrat e qytetit dhe qyteti ynë përfaqësohet nga këta djelmosha. /2L ONLINE/