DYLON

Hendbolli në Gjilan, vlerë e brezave të qytetit

Hendbolli në Gjilan, vlerë e brezave të qytetit
Avatar photo Redaksia

Sot ndihet i mërzitur Arbër Sylejmani, reprezentues i Kosovës në hendboll sepse klubi i tij i zemrës KH“Drita” po largohet nga elita e hendbollit kosovar. Po shuhet sakrifica, djersa dhe ëndrra e tij dhe shokëve të tij bashkë me shuarjen e klubit të tyre.

 

Nga: Nehat OSMANI    –   2LONLINE.com  

EkoHigjiena

Sot ndihen të mërzitur edhe shumë gjenerata të vjetra të hendbollistëve që i dhanë shkëlqimin qytetit tonë ndërsa krenarinë e mburrjen sportdashësve dhe qytetarëve tanë.

Janë të mërzitur që nga Muharrem GASHI, Shaban KASTRATI e Durgut ABDULLAHU legjendar që edhe pas vdekjes së tyre sportin e hendbollit e bënë të pavdekshëm, Agim SHKODRA, Enver AVELA e baba KENË të ndjerë, të mërzitur janë edhe Muhamet AHMETAJ e Rifat PAJAZITI, këto legjenda të gjalla të hendbollit kosovar.

I mërzitur do t’ishte edhe sinonimi i tifozerisë gilanase Mehmet “DODA”, paraardhësi i “Intelektualëve” e “Skifterave” që valviste grushtin e një qyteti të tërë.

Këta që sot lejuan një sport kaq popullor në mesin e gjilanasve të shuhet nuk e kanë kuptuar asnjëherë traditën e lavdishme të hendbollit në Gjilan.

Nuk kanë dëgjuar asnjëherë që e diela paradite, ishte ditë feste e familjeve Gilanase kur prindërit merrnin fëmijët e tyre për dore për të mbushur shkallët e tribunave të fushës së hendbollit në përkrahjen e idhujve të tyre.

Kjo është qasja e kryetarit Haziri ndaj Sportit dhe Rinisë, kjo është qasja e drejtorisë së kulturës, rinisë e sportit ndaj të rinjëve e sportistëve të cilën Lutfi Haziri herë e shuan e herë e rikrijon.

Shikojeni kush e udhëheq komunën dhe do kuptoni gjendjen e Rinisë, shikojeni kush e udhëheq drejtorinë e Sportit do kuptoni gjendjen e Sportistëve.

Megjithatë shpresa e këtij sporti me traditë dhe këtyre hendbollistëve të spikatur në mungesë të përkujdesjes institucionale, mbetet tek qytetarët e saj, tek biznismenët e komunës sonë dhe tek hendbolldashësit e saj.

Hendbolli duhet të mbijetoj në Gjilan, hendbollistët e saj dhe vullneti i tyre i çeliktë duhet të triumfojnë ndaj neglizhencës së udhëheqjes komunale, KH “Drita” duhet të kthehet në elitën e hendbollit kosovar.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=978531065919235&set=a.137600786678938&type=3&theater

 

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.