DYLON

Hendboll: Sonte Kosova-Italia

Avatar photo Redaksia

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll, sonte në kryeqytet luan sfidën kundër Italisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset për EURO 2018.

Përfaqësuesja jonë nën drejtimin e përzgjedhësit Alfred Llazari ka disa ditë që kanë zhvilluar përgatitje intensive për këtë ndeshje të rëndësishme.

EkoHigjiena

Kosova në duel me Italinë synon fitoren e parë kualifikuese. Kreu i bankinës së përfaqësues sonë, Alfred Llazari e mendon të vështirë përballjen me italianët, por ai është optimist se skuadra e tij mund ta mposht Italinë.

“Sigurisht se do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë takim. Ne e njohim mirë kundërshtarin tonë pasi kemi shikuar edhe disa ndeshje të tyre. Besoj se do të arrijmë fitoren e parë pikërisht kundër Italisë”, ka thënë Llazari.

Edhe homologu i Llazarit, kroati Fredi Radojkoviq kërkon fitore kundër Kosovës. Ai thotë së në Kosovë kanë ardhur për fitore.

“Ne luajmë ndeshjen e parë eliminatore. Nuk do të jetë lehtë, sepse Kosova kërkon fitoren e parë në arenën ndërkombëtare, megjithatë, ne futemi në ndeshje për të fituar”, tha Radojkoviq.

Kosova luan ndeshjen e tretë kualifikuese, derisa është mposhtur në dy ndeshjet e para kundër Rumanisë. Ndeshja fillon në orën 19:30.
http://www.rtklive.com/?id=5&r=28810

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.