DYLON

Helvetas-i dhe komuna me marrëveshje të re për mundësi të punësimit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me qëllim të përmirësimit të të ardhurave dhe mundësive të punësimit të të rinjve, në veçanti grave dhe pakicave, si dhe ekonomive familjare, është nënshkruar sot një memorandum i mirëkuptimit mes Komunës së Vitisë dhe përfaqësuesve të projektit Aftësitë për Punësim Rural (S4RE), i menaxhuar dhe financuar nga Helvetas Swiss Intercooperation.
Si qëllim i këtij memorandumi është përcaktimi i temave dhe kushteve të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet projektit S4RE dhe komunës së Vitisë, në mënyrë që të arrihet objektivi i përmirësimit të të ardhurave dhe mundësive të punësimit për përfituesit e synuar.

Duke u bazuar në përvojat dhe mësimet e nxjerra nga faza e parë, projekti do të kërkojë bartjen e njohurive dhe përvojën e modeleve të suksesshme të trajnimit dhe ngritjes së kapaciteteve. Ndërhyrja e projektit S4RE do të kontribuojë në funksionalizimin e organit lokal të të rinjve siç është Këshilli i Veprimit Rinor Lokal ose Pallati i Rinisë, si dhe do të mbështes funksionalizimin e grupit Lokal të Veprimit për të arritur funksionimin e qëndrueshëm të shërbimeve për integrimin e prodhuesve të vegjël në zingjirin e furnizimit dhe më pas përmirësimin e të ardhurave për familjet.

EkoHigjiena

Ky memorandum i mirëkuptimit që do të jetë i vlefshëm në tri vitet e ardhshme, u nënshkrua mes kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe menaxherit të projektit S4RE Luan Hoti. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.