DYLON

Helmimet më të shpeshta me ushqime, keni kujdes

Helmimet më të shpeshta me ushqime, keni kujdes
Avatar photo Elife Sherifi

Ndotja e ushqimit mund të ndodhë në çdo kohë gjatë prodhimit: rritja, korrja, përpunimi, ruajtja, dërgimi ose përgatitja e ushqimit.

Transferimi i organizmave të dëmshëm nga njëra sipërfaqe në tjetrën shpesh është shkak i helmimit me ushqim. Kjo është veçanërisht problematike për përbërësit e ushqimit të papërpunuar, të tilla si sallatat ose produkte të tjera.

Campylobacter, (2-5 ditë), mishi, bagëtia, qumështi ose uji (kontaminimi nga mbetjet e kafshëve gjatë përpunimit) Clostridium botulinum, (12-72 orë) peshk i tymosur, patate të pjekura (ushqime të ruajtura jo mirë në temperaturë dhome për një kohë të gjatë)

EkoHigjiena

Clostridium perfringens, (8-15 orë) mish dhe gjella (qëndrojnë më shumë  jashtë frigoriferit ose ftohe më ngadalë) Escherichia coli, (1-8 ditë) mishi, qumështi dhe uji (kontaminohen nga mbetjet, duart e pista ose enët)

Giardia intestinalis, (1-2 javë) ushqim dhe ujë (kontaminohet me duar të pista) Hepatiti A, (28 ditë) ushqim i papërpunuar, ushqime deti, ujë (kontaminohet me duar të pista)

Listeria, (9-48 orë) salsiçe, mish, qumësht, djathë, produkte të papërpunuara (ujë të ndotur ose tokë) Norovirus dhe Rotavirus, (1-3 ditë) ushqime të papërpunuara, përbërës të ushqimit dhe guaskave (kontaminohen me duar të pista)

Salmonella, (1-3 ditë) mish i papërpunuar, shpezë, qumësht, vezë e verdhë (gatim i papërshtatshëm dhe përpunim termik, kontaminimi bartet me thikë, sipërfaqe pune, dërrasa për prerje, duar të pista).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.