Bashkimi Evropian nuk është sistem tjetër pos bashkim (afrim), ndër-fqinjësorë nëpërmjet linjave Rrugore e Hekurudhore, sepse zhvillimi i këtyre dy segmenteve rrugore do me thënë zhvillim ekonomik më të lehtë.
Shkruan: Bekim Selishta
Nga gjithsej dhjetë korridore pan-evropiane, dy prej tyre kalojnë nëpër Ballkan (Korridori 8 dhe Korridori 10), dhe janë të rëndësisë gjeostrategjike, sepse këto dy korridore rrugore ndërlidhen edhe me korridoret energjetike dhe ato hekurudhore.
BE-ja tash e dy dekada premton mbështetjen financiare për realizimin e tyre. Së fundi komisionari Hann nga Samiti Ballkanik i Prishtinës, premtoi 180 milionë- deri në 1 miliardë euro nga Brukseli, për projektet që ndërlidhen me jetësimin e këtyre korridoreve.
Pse Prishtina nuk përfiton nga lidhja e këtyre korridoreve nëpërmjet Gjilanit e Preshevës?! Lidhja në këtë segment edhe nëpërmjet hekurudhave është një lehtësim i lëvizjeve edhe të shqiptarëve të Luginës.
Nëse nuk mundemi të përfitojmë bashkim fizik, së paku të lidhemi me Infrastrukturë rrugore e hekurudhore me atë pjesë, e me gjithë Ballkanin. Lidhja me Korridorin 10 nëpërmjet Luginës e deri në Athinë është një zhvillim edhe për Gjilanin, edhe ashtu deri vonë i harruar për investime strategjike që ndikojnë në lehtësimin e zhvillimit ekonomik.
Politikat ditore nuk ndikojnë ne zhvillimin ekonomike-sociale, por investimet konkrete. Përfaqësuesit e Anamoravës pak kanë bëre në këtë drejtim për marrjen e fondeve si të Qeverisë, po ashtu edhe nga Bashkimi Evropian. Shpresojmë që në të ardhmen Gjilani mos të mbetet “Oazë e harruar e Kosovës”.