Hedhet poshtë ankesa e një të akuzuari për marrje ryshfeti
(2L ONLINE) – Kolegji penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, ka hedh poshtë si te pa lejuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit N. Bislimi. Ky i fundit nga ana e Gjykatës Themelore në Pejë, me 22.01.2014, ishte dënuar me 10 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë, si fajtor për veprën penale marrje e ryshfetit.
Arbër Jashari, Zyrtar për Informim në Gjykatën e Apelit ka bërë të ditur se te akuzuarit po ashtu i ishte shqiptuar edhe dënimi plotësues ndalim ushtrimi i detyrës ose veprimtarisë në kohëzgjatje prej 3 vjetësh.
Gjykata e Apelit gjeti se dënimi i shqiptuar nga ana e shkallës së parë është në përputhje me marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, neni 233 i Kodit te Procedurës Penale.
Ankesa, konstaton Kolegji në fjalë, mund të bëhet vetëm në rastet kur gjykata ka shqiptuar dënim më të rëndë se sa ai për të cilën palët kanë rënë në ujdi./2L ONLINE/
