DYLON

Hazirit i pëlqen puna që po bëhet rreth trotuarit nga Vlekinca deri te shkolla “Abaz Ajeti”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Arbër Ismajli dhe drejtori i Departamentit të Prokurimit Salih Kqiku, ka vizituar mbrëmë punimet që po realizohen në ndërtimin e trotuarit nga fshati Vlekincë e deri tek shkolla fillore “Abaz Ajeti”.

Haziri është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve të trotuarit, i cili i ofron mundësi më të mira të qarkullimit për qytetarët e kësaj ane.

EkoHigjiena

“Ky projekt është vazhdimësi e qindra projekteve që janë realizuar në kuadër të implementimit të katërshes së madhe të prioriteteve të Komunës së Gjilanit, ku hynë infrastruktura me të gjitha elementet përcjellëse. Ndërtimi i këtij trotuari iu mundëson qytetarëve që të qarkullojnë më lirshëm”, ka thënë Haziri.

Kryetari Haziri tha punimet në infrastrukturë do të vazhdojnë edhe në në vitin e ardhshëm, ku parashihen të realizohen projekte të mëdha në të mirë të qytetarëve të Gjilanit.

Ndryshe, projekti për ndërtimin e trotuarit nga shkolla “Abaz Ajeti” deri tek shkolla “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë është investim nga të hyrat komunale dhe kap vlerën e afro 140 mijë euro.

Ndërtimi i këtij trotuari ka qenë premtim publik i kryetarit Lutfi Haziri në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale, i cili tashmë po bëhet realitet./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.