DYLON

Haziri:Europa pa integrimin e plotë të Kosovës dhe Ballkanit, nuk është e plotë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kreu i Komunës së Gjilzanit Lutfi Haziri, njëherësh nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në një postim në Facebook, thotë se “derisa Ballkanin e kanë ‘pushtuar’ emigrantët nga Lindja e Mesme, ka qytetarë brenda Ballkanit që ende mbesin pa lëvizje të lirë.

Ai thotë se Europa pa integrimin e plotë të Kosovës dhe Ballkanit, nuk është e plotë.

EkoHigjiena

Lexojeni postimin e plotë të Hazirit në Facebook:

“Koha kur Europën po e ‘pushtojnë’ emigrantët nga Lindja e Mesme dhe vendet në luftë. Port i tyre mbetet Ballkani, ndërsa qytetarët brenda Ballkanit, The Youngest European, mbesin ende pa lëvizje të lirë. Ne e duam Europën e lirë për të gjithë. Kosova ka nevojë për njohje në lëvizje të lirë. Europa pa integrimin e plotë të Kosovës dhe Ballkanit nuk është e plotë. Përkundrazi, në Europë do të mbetet porta e krizave, konflikteve dhe luftërave! LH” (sic.), ka shkruar Haziri. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.