DYLON

Haziri zotohet për mbështetje maksimale për teatrin e qytetit

Haziri zotohet për mbështetje maksimale për teatrin e qytetit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune drejtorin e teatrit profesionist të qytetit, Erson Zymberi dhe kryetarin e shoqatës sindikale të teatrit, Naser Zymberi.

Gjatë takimit është diskutuar lidhur me kalendarin e aktiviteteve të teatrit dhe për buxhetimin për vitin 2019.

Kryetari i Gjilanit në takimin e sotëm ka shfaqur zotimin për mbështetjen maksimale për teatrin profesionist të qytetit, me të gjitha kapacitetet komunale, në mbarëvajtjen e punës në këtë institucion të krenarisë së Gjilanit.

EkoHigjiena

Drejtori i teatrit, Erson Zymberi dhe ai i sindikatës, Naser Zymberi, kanë falënderuar kryetarin e Gjilanit për takimin kontruktiv dhe zotimin e tij për përkrahje të parezervë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.