Haziri: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje
(2L ONLINE) – Nëkryetari i LDK-së, njëherësh dhe kryetar i komunës së Gjilanit, Lutfi Hziri mendon se zgjedhjet nuk janë zgjidhje dhe se tendenca për të zgjidhur çështje përmes zgjedhjeve të reja, shkelë vullnetin e qytetarëve që dolën në zgjedhjet e 8 qershorit. Ai ka thënë tutje se LDK në asnjë mënyrë nuk do të heq dorë nga kryeparlamentari.
Haziri në profilin e tij n ëfacebook për ktë çështje shkruan:
“Tendenca për të zgjidhur çështje përmes zgjedhjeve të reja, shkelë vullnetin e qytetarëve që dolën në zgjedhjet e 8 qershorit. Zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Zgjidhja po kërkohet ende. Presidentja e ka marrë një rol, ajo e ka të drejtën kushtetuese që ta luaj rolin e saj unifikues. Ajo mund ta lehtësojë gjendjen nëse dëshiron, nëse jo deputetët mund t’i drejtohen Kushtetueses. LDK në asnjë mënyrë nuk do të heq dorë nga kryeparlamentari sepse kjo është non-sens kur dihet që partia që ka fituar zgjedhjet nuk ka vota për ta votuar kryeparlamentarin. LH /2L ONLINE/
