DYLON

Haziri: Zgjedhjet nuk i konvenojnë opozitës

Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje, madje sipas tij, as opozitës nuk i konvenojë ato aktualisht. Haziri thotë se sjelljet e opozitës janë për të shkaktuar kriza politike në vend, që janë për të shkaktuar situata të jashtëzakonshme, apo edhe zgjedhje të reja.

Në një intervistë për RTK-në, tha se zgjedhjet nuk do i konvenonin opozitës duke parë përgjigjen e qytetarëve deri më tani, në raportor me ato çfarë po ndodh.

EkoHigjiena

“Qysh po sfidohet Ligji nga vet opozita, nuk do të thotë që nuk mund të sfidohet edhe Ligji për Zgjedhjet. Kosova nuk ka nevojë që të hyj në një qorrsokak të tillë. Në prill duhet të përfundojë gjithçka rreth Presidentit të Republikës së Kosovës. Aty shihet se a do të ecë para Kosova apo do të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Haziri.

Ai vlerëson se duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e jo t’i bëhet presion kësaj të fundit.

“Populli ynë po lodhet nga gjendja dhe anarkia e shkaktuar nga politikanët”, tha Haziri.

video
http://www.rtklive.com/?id=2&r=50326

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.