/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se do të ketë tolerancë zero për të gjithë operatorët që nuk i kryejnë punët sipas dinamikës së paraparë. “Drejtorët komunalë do të zgjedhin mes meje dhe operatorëve. Ose do të vazhdojnë të hënën të punojnë nëse i zbatojnë detyrat drejtpërdrejt sipas kërkesës sime, ose duhet t’i lajmërojnë operatorët që kanë vonesa dhe të fillojmë zbatimin e detyrës ligjore- listat e zeza për operatorët e papërgjegjshëm”, ka thënë Haziri. /2L ONLINE/
fotoilustruese