DYLON

Haziri: VV Gjilanin e shndërroi në shitore të thyer, ne e dëshmuam konstruktivitetin sepse e duam qytetin më shumë se partinë

Haziri: VV Gjilanin e shndërroi në shitore të thyer, ne e dëshmuam konstruktivitetin sepse e duam qytetin më shumë se partinë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, në konferencën për media të mbrëmjes, ka paraqitur qëndrimet e partisë përkitazi me zhvillimet e fundit në Kuvendin Komunal.

Ai tha se LDK në Gjilan ka filluar me procesin e analizës së zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke i falënderuar strukturat e partisë, komisionerët e vëzhguesit, duke qenë se jemi në fazën e tretë të procesit zgjedhor, ku pritet certifikimi i tyre.

EkoHigjiena

“Jemi falënderues ndaj të gjithë atyre që kanë punuar pa u kursyer, në mënyrë që LDK ta kalojë këtë process, duke qenë shembulli më i mirë i sjelljes politike e ofrimit të programit më të mirë”.

“Po ashtu, më 4 mars ne shënojmë 35-vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Gjilan, me respekt ndaj të gjithë veprimtarëve, aktivistëve e funksionarëve, në veçanti përulemi ndaj atyre burra e grave të cilët nuk janë sot në mesin tonë”, ka thënë Haziri.

Ai bëri me dije se këtë përvjetor jubilar do ta shënojnë në vendin ku është themeluar LDK e Gjilanit, në Përlepnicë, në sallën “Zija Shemsiu”, në ora 14:00.

“Ndërsa, në vigjilje të muajit të shenjtë të Ramazanit, grupi i këshilltarëve të LDK-së në Kuvendit Komunal dëshmoi konstruktivitetin e madh, duke miratuar buxhetin për qytetarët, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët dhe të gjitha kategoritë”, thotë Haziri.

Ai shtoi se LDK dhe partitë tjera opozitare janë sjellur si grupe politike në interes të qytetarëve e jo me agjenda partiake, duke treguar konstruktivitetin e madh, si dëshmi se ne e duam qytetin më shumë se partinë.

“I vetmi që është sjellur si me agjenda të partisë është i pari i ekzekutivit z. Hyseni, i cili për këto katër vite e shndërroi Gjilanin në një shitore të thyer, duke e stërkequr çdo sektor, për ta dëshmuar për fat të keq që ky mandat ka qenë i humbur për qytetarët”, ka thënë i pari i LDK-së së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai shtoi se LDK kërkon nga ekzekutivi, të cilin do ta mbikëqyrë vazhdimisht, që buxheti të implementohet në tërësi e jo në mënyrë selektive.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.