DYLON

Haziri vlerëson ndihmën që Zvicra ka dhënë për Gjilanin

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang.

Kryetari Haziri ka shprehur mirënjohjen Komunës së Gjilanit për përkrahjen e madhe që populli dhe shteti zviceran po japin për Kosovën, në të gjitha aspektet, e veçanërisht për Gjilanin.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri e ka njoftuar ambasadoren Marty Lang për projektet dhe sfidat në Komunën e Gjilanit, duke e falënderuar qeverinë zvicerane që në Gjilan ka qenë donatori më i madh që nga paslufta për sigurimin e ujit të pijes.

Nga ana e saj, ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, ka falënderuar z. Haziri për pritjen, ndërsa ka konfirmuar bashkëpunimin edhe të mëtutjeshëm të qeverisë zvicerane për projekte të ndryshme për Gjilanin. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.