(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang.
Kryetari Haziri ka shprehur mirënjohjen Komunës së Gjilanit për përkrahjen e madhe që populli dhe shteti zviceran po japin për Kosovën, në të gjitha aspektet, e veçanërisht për Gjilanin.
Kryetari Haziri e ka njoftuar ambasadoren Marty Lang për projektet dhe sfidat në Komunën e Gjilanit, duke e falënderuar qeverinë zvicerane që në Gjilan ka qenë donatori më i madh që nga paslufta për sigurimin e ujit të pijes.
Nga ana e saj, ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, ka falënderuar z. Haziri për pritjen, ndërsa ka konfirmuar bashkëpunimin edhe të mëtutjeshëm të qeverisë zvicerane për projekte të ndryshme për Gjilanin. /2lonline/