DYLON

Haziri vlerëson kontributin e Mexhit Devaja për hendbollin kosovar

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri e ka vlerësuar si lajm të mirë pranimin Federatës së Hendbollit të Kosovës me të drejta të plota si anëtarja e 50-të në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit (EHF), në ndërkohë që meritat për këtë arritje ia ka atribuuar ndër tjerash edhe Mexhit Devajës, i cili dha kontribut të madh në ndërkombëtarizimin dhe prosperimin e hendbollit kosovar.

Postimi i Hazirit në facebook:

EkoHigjiena

Pranimi i Federatës së Hendbollit të Kosovës me të drejta të plota si anëtarja e 50-të në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit (EHF) është lajm shumë i mirë për gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo e arritur po bëhet pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të shumë njerëzve, ndërsa meritat për këtë arritje ia atribuoj z. Mexhit Devaja, i cili dha kontribut të madh në ndërkombëtarizimin dhe prosperimin e hendbollit kosovar. Urime të gjithëve! LH

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.