DYLON

Haziri viziton punimet infrastrukturore në Zhegër, paralajmëron gurthemelin e palestres së sporteve

Haziri viziton punimet infrastrukturore në Zhegër, paralajmëron gurthemelin e palestres së sporteve
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot punimet në infrastrukturën bazike në fshatin Zhegër, përkatësisht ndërtimin e kanalizimit fekal, projekt ky tejet i rëndësishëm për banorët me gjatësi prej 800 metrash.

Haziri është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve, ndërkaq ka konfirmuar se sapo të përfundoj ndërtimi i kanalizimit, do të përmbyllet edhe projekti i trotuarit, përderisa ka paralajmëruar se vënia e gurthemelit për palestrën e Zhegrës është çështje ditësh.

“Jam shumë i kënaqur që po i realizojmë këto dy projekte në të njejtën kohë në Zhegër, të cilat shumë shpejt do t’i finalizojmë, për të vazhduar me asfaltimin e disa rrugëve. Këto projekte, dhe dhjetëra projekte që i kemi bërë, kanë qenë jetike për zhegranët. Lajmi i mirë është se brenda ditëve të ardhshme pritet të vihet gurthemeli i palestrës se sporteve në këtë fshat, i cili kap shumën e investimeve mbi 700 mijë euro dhe përfundimisht Zhegra po bëhet më infrastrukturë moderne në të gjitha aspektet”, tha Haziri.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kreu i Gjilanit pohoi se tashmë i kanë përmbyllur investimet në infrastrukturën bazike në Lladovë, përderisa ka paralajmëruar fillimin e investimeve të mëdha në fshatrat, Çelik, Selishtë dhe Shurdhan, përfshirë ndërtimin e rrugëve dhe urave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.