DYLON

Haziri viziton Njësinë e Zjarrfikësve, i përgëzon për punën e jashtëzakonshme në kohë pandemie

Haziri viziton Njësinë e Zjarrfikësve, i përgëzon për punën e jashtëzakonshme në kohë pandemie
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vizituar sot Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, për të parë nga afër punën që bëhet aty.

Kryetari Haziri i ka përgëzuar zjarrfikësit për punën e jashtëzakonshme në kohë pandemie, të cilët që prej 13 marsit të vitit të kaluar e deri sot,kanë bërë dezinfektimin e të gjitha objekteve të administratës, përfshirë edhe shkollat dhe institucionet tjera.

EkoHigjiena

Haziri ka falënderuar, po ashtu, edhe zjarrfikësit vullnetarë, të cilët po e vazhdojnë punën përkundër mos zgjidhjes së statusit të tyre, duke apeluar institucionet përkatëse që sa më parë ta rregullojnë statusin e tyre, duke e pasur parasysh rëndësinë e punës që e bëjnë.

Komandanti i Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Rabit Murseli, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e madhe, përfshirë në renovimin e objektit e pajisjes me sistemin modern të ngrohjes.

Ndryshe, prapa objektit të zjarrfikësve është bërë edhe pastrimi i deponisë ilegale, ku punën e ka kryer në formë vullnetare kompania, Asllani Trans. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.