DYLON

Haziri viziton mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës “Rexhep Elmazi”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Me rastin e përfundimit të gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2014/2015 në Komunën e Gjilanit, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Arbër Ismajli, ka qenë për vizitë në shkollën fillore “Rexhep Elmazi”.

Me këtë rast, kryetari Haziri ka takuar mësimdhënësit e kësaj shkolle, duke i përgëzuar për punën e mirë që po e bëjnë në edukimin e brezave të rinj dhe në këtë mënyrë do të përgatitet kuadro cilësore të cilët do të jenë shtyllat e resorëve të shtetit.

EkoHigjiena

Poashtu, i pari i Komunës së Gjilanit ka bashkëbiseduar me nxënësit e kësaj shkolle dhe me këtë rast theksoi se arsimi është prioriteti i parë në qeverisjen e tij, duke shtuar se gjatë këtij viti është investuar me të gjitha kapacitetet komunale në këtë sektor për të krijuar mundësi më të mira për nxënësit tanë dhe për gjeneratat e ardhshme. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.