DYLON

Haziri viziton fermën e Xhelil Zeqirit në Haxhaj

Haziri viziton fermën e Xhelil Zeqirit në Haxhaj
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës që i bëri fermerit Xhelil Zeqiri në fshatin Haxhaj, tha se ky është shembulli më i mirë se si një familje, me mjete vetanake, ka arritur të ndërtojë logjikën e familjes së madhe bujqësorë.

“Kemi parë nga afër se si një familje në komunën tonë arrin me forca vetanake ta organizojë dhe ndërtojë logjikën e familjes së madhe bujqësore. Si mbështetje ndaj këtij fermeri, ne e kemi ndërtuar urën e cila ka qenë problemi kryesor për bacën Xhelil dhe për fshatin Haxhaj”, tha Haziri.

Haziri është zotuar se gjatë këtij viti do të vazhdojë ta mbështesë Grykën e Karadakut, duke realizuar projekte të tjera infrastrukturore, sikurse duke e ndihmuar edhe fermerët, me të gjitha mundësitë komunale.

EkoHigjiena

“Gryka e Karadakut është zonë që tradicionalisht është në mërgatë dhe roli i tyre në zhvillim e ndërtim ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe i vlerësuar”, ka shtuar Haziri.

Fermeri Xhelil Zeqiri, pasi e ka falënderuar kryetarin e Gjilanit për vizitën, ka njoftuar se në fermën e tij posedon 22 krerë lope, prej të cilave tha se ka mjaftë levërdi.

Ai ka njoftuar gjatë verës gjithmonë i u jep page dy punëtorëve, ndërkaq në sezonin e dimrit një punëtori.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.