• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Gjilan
  3. Haziri viziton fabrikën KABI: Jemi krenarë me produktet dhe brendin që ia ka sjell Gjilanit dhe Kosovës
Gjilan Info+

Haziri viziton fabrikën KABI: Jemi krenarë me produktet dhe brendin që ia ka sjell Gjilanit dhe Kosovës

by Redaksia 2LONLINE 12 Prill, 2020 2 min read
 Haziri viziton fabrikën KABI: Jemi krenarë me produktet dhe brendin që ia ka sjell Gjilanit dhe Kosovës

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me nënkryetarin Arbër Ismajli, kanë vizituar fabrikën e prodhimeve të qumështit KABI, ku janë shprehur të impresionuar me pastërtinë dhe kushtet sterile në prodhim.

“Është njëri prej prodhueve që Gjilani dhe Anamorava krenohet si brend. Në fabrikën KABI, tash e 20 vjet punëtorët bartin maska, dorëza e sterilizues, në mënyrë që produktet e qumështit të dalin me kualitetin më të lartë dhe sipas standardeve europiane. I falënderoj pronarët e Kabi-t, Femi Kastrati e Mitat Bixhaku dhe gjeneratën e dytë, të cilët e bartin biznesin që ka 40 punëntorë”, ka deklaruar Haziri, pas vizitës.

Ai ka theksuar se tradita e punës është sjell prej Zvicrës, ndërkaq si rezultat i prodhimeve të larta, e kanë fituar projektin e madh të Komisionit Europian, për zgjerimin e kapaciteteve.

“BE dhe ambasadorja Natalya Apostolova e ka përmendur si shembull të mirë Kabi-n, të rritjes së kapaciteteve dhe kualitetit të prodhimit. Kemi ardhur sot për t’u njohur me vështirësitë e prodhimit dhe apelojmë që të vazhdojmë ta ruajmë dhe t’i përdorim prodhimet vendose si ato të Kabi-t”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Në emër të fabrikës Kabi ka folur, Nehat Bixhaku, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e ofruar në këtë kohë pandemie, duke thënë se sfidat dhe vështirësitë po mundohen t’i tejkalojnë me sukses.

Tags: fabrikën Gjilan Kabi prodhimeve qumështit
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022
Policia

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

25 Maj, 2022
Nacionale

Major Ilir Beqiri dhe Major Dedë Hiseni diplomuan me rezultate të shkëlqyera

25 Maj, 2022
Shneta

Vitia nënshkruan marrëveshje me “Kuwait Society for Relief” për ndërtimin e Ambulancës

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

25 Maj, 2022

Kompleksi Gjilani në Ksamil nikoqir i punëtorëve te Këshillit te Bashkësisë Islame në Gjilan

25 Maj, 2022

Kur kombinohet pasioni me punë, suksesi është i madh!

24 Maj, 2022

Nazim Gagica u zgjodh kryetar i AAK-së në Gjilan

24 Maj, 2022

Arrestohen dy të dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar i armëve si dhe lëndim trupor”

24 Maj, 2022

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e dhunës në familje, lëndimit trupor dhe arrestim i personit të kërkuar

24 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com