DYLON

Haziri viziton “Don Boskon”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar edhe nga nënkryetari, Rexhep Kadriu dhe drejtor të drejtorive komunale, kanë vizituar qendrën “Don Bosko”, ku nga afër janë njoftuar me këtë shkollë, me numrin e nxënësve, profileve mësimore dhe punën që bëhet në përgjithësi në përgatitjen e kuadrove të reja në profesione të ndryshme në këtë institucion.

Me këtë rast kryetari Haziri ka përgëzuar menagjmentin e kësaj qendre lidhur me punën që është duke bërë, sikur që është njoftuar edhe për numrin e nxënësve, profileve mësimore e profesionale që dalin nga kjo shkollë dhe angazhimet shtesë që e bëjnë një vlerë të fuqishme për Gjilanin dhe përgatitjen e kuadrove për tregun e gjerë.

EkoHigjiena

Haziri poashtu ka marr mbështetjen edhe sa i përket zgjerimit të rrugës Gjilan – Bujanoc, që prekë pronën e këtij institucioni, për çka menaxhmenti ka ofruar mbashtetjen dhe urimin për këtë projekt me rëndësi në zhvillim të qytetit dhe modernizimin e tij në infrastrukturën e hyrje – daljeve. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.