DYLON

Haziri viziton Cërnicën, Gumnishtën, Kravaricën e Vrapqiqin

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Ka vazhduar falënderimi ndaj qytetarëve nga ana e fituesit të zgjedhjeve të 3 nëntorit, Lutfi Haziri. Kësaj radhe Haziri ka vizituar nëndegët e fshtatrave: Cërnicë, Gumnishtë, Kravaricë e Vrapqiq, të cilët i falënderoi për mbështetje e fuqishme që i dhanë në garën e 3 nëntorit. Njofton zyra për informim e LDK-së.

“Ju falënderoj sinqerisht për besimin dhe mbështetjen. Në këtë rast ju jeni të gjithë fitues. Por, për ta bërë fitoren edhe më të madhe duhet të dilni edhe më masovikisht më 1 dhjetor. Duhet t’ju tregoni atyre që po bëjnë lista, që po fotokopjojnë letërnjoftime, që po shantazhojnë e kërcënojnë, se do t’i lëmë pa asnjë votë”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Kryesia e nëndegëve të Cërnicës,  Gumnishtës, Kravaricës e Vrapqiqit i kanë thënë kryetarit Haziri se tashmë disponimi dhe gëzimi i qytetarëve është edhe më i madh për të dalë më 1 dhjetor, duke e dërguar në histori partinë e keqe. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.